Skënderbeu kualifikohet në Europa League

Skënderbeu ka arritur të shënojë fitore në raundin e tretë në Europa League, pasi ka mposhtur klubin çek Mlada Boleslav, pas ekzekutimit të penalltive.

Në kohën e rregullt takimi përfundoi me rezultat 2-1 dhe kjo fitore ishte e pamjaftueshme për Skënderbeun që të kualifikohet, pasi në takimin e parë kishte humbur me të njëjtin rezultat 2-1, duke dërguar takimin në vazhdime. As në vazhdime nuk u arrit të zhbllokohet rezultati, dhe u deshtë që të ekzekutohen penalltitë, ku më të mirë ishin korçarët, duke fituar 4-2 në penallti.

Gjatë takimit, të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët, por korçarët arritën që ta barazojnë dhe ta përmbysin rezultatin, duke mundësuar që të shkohet në vazhdime, raporton KosovaPress.

Fitore të madhe në këtë garë, sonte ka shënuar edhe një klub tjetër shqiptar, Shkëndija nga Tetova, e cila ka mposhtur klubin Trakai.