Skiatori austriak rrëzohet nga 200 metra lartësi (Video)

Skiatori austriak rrëzohet nga 200 metra lartësi (Video)

Skiatori austriak, Gregor Schlierenzauer ka kaluar pa lëndime të rënda, pasi u rrëzua në kërcimin ski në Oberstdorf.

Gregor u rikthye në konkurencë në fillim të vitit 2017 pas më shumë se një viti jashtë, ku në karrierën e tij ka arritur 53 fitore, transmeton indeksonline.

Schlierenzauer u rrëzua gjatë uljes, pasi ai fluturoi 201 metra në kualifikuese, dhe pastaj mbeti i palëvizshëm në dëborë. Të gjithë spektatorët ishin në shok, ku shpejt ndërhyri dhe ekipi mjekësor.

Ai u dërgua menjëherë në spital, sipas informacioneve të fundit ka kaluar me lëndime të lehta, ku ka dhimbje në gju. /IndeksOnline/