Sokoli: Në Kumanovë erdha ta largojë grupin e Mirsadit

Komandant Sokoli, si i akuzuar i parë në rastin e Kumanovës, gjatë rrëfimit tij e mohoi akuzën s  si organizatorë, shkruan gazeta KOHA. Hyja e tij në Maqedoni, siç tha ai, ka ndodh mes 1 dhe 2 maj, ndërsa në Lagjen e Trimave ka arritur më 3 maj. “Gjatë bisedave disa herë kam tentuar që Mirsad Ndrecajn ta bind të largohet. Ata kategorisht kanë refuzuar mendimin tim dhe nuk e kanë përfillë sugjerimin”, tha Sokoli. Ditën e sulmit, më 9 maj, Sokoli tha se është zgjuar nga krismat e policisë, ashtu sikurse e gjithë lagjja. “Arsyet pse kam ardhur këtu është për shkak të presionit dhe kërkesës që ka bërë i ndjeri Xhaferi Zymberi. Pasi kanë filluar krismat nga ana e policisë, grupi prej 7 anëtarëve është ndarë në dy pjesë, pasi policia ishte në mesin e tyre”, tha Sokoli, raporton KOHA. Gjatë të shtënave, sipas Sami Ukshinit, Shefqet Kallaqi – anëtar i grupit, ka kontaktuar me OSBE-në për të parashtruar kërkesën se dëshiron të dorëzohet, megjithatë përfaqësuesit e OSBE-së iu kanë thënë se, pas tre orëve bisedë me policinë, policia nuk ka marrë parasysh kërkesat e grupit për dorëzim. Dorëzimi i parë i tyre ka ndodhur në ora 19 më 9 maj, ndërsa sipas rrëfimit të dëshmitarëve të mbrojtur në procedurën parapake të këtij rasti, vrasja nga ana e policisë ka ndodhur pas dorëzimit të grupit të parë, dhe sipas të gjitha gjasave, siç tha Sami Ukshini, plagët fatale nga të cilët vdiqën policitë ishin si rezultat i armatimit të rëndë që ka përdorur policia, pasi këta nuk kanë patur armatim të tillë. (koha.mk)

KOMENTET TUAJA