Sondazhi: 58 për qind e kosovarëve të gatshëm t’i kapin armët kundër Serbisë

Edhe pse vetëm 18 vjet më parë dolën nga lufta, shqiptarët e Kosovës janë të gatshëm sërish t’i rrokin armët kundër Serbisë.

Një sondazh i realizuar nga Gallup International, tregon se kosovarët janë tejet më të interesuar se serbët të luftojnë për vendin e tyre.

Sipas sondazhit, 58 qind e kosovarëve janë të gatshëm të luftojnë për shtetin, kurse vetëm 46 për qind të serbëve janë pro luftës.

Pothuajse në Ballkan, Kosova prinë në këtë rang listë të publikuar nga Gallup.

Qytetarët e Maqedonisë janë dukshëm më pak të interesuar të luftojnë. Vetëm 38 për qind nga të intervistuarit janë shprehur të kapin armët për Maqedoninë.

Kurse nga të intervistuarit në Bosnje, vetëm  55 për qind janë shprehur të gatshëm të luftojnë.

Por duke parë kërcënimet që bën krerët e Serbisë me luftë, përgjigja pozitive kaq e madhe e kosovarëve nuk është e çuditshme, pasi ata rrokën armët edhe në luftën e fundit për të mbrojtur tokat e tyre.