Sondazhi i ‘Opinion.al’, Lindita Nikolla ministrja më e suksesshme

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Lindita Nikolla, është ministrja më e suksesshme e qeverisë aktuale shqiptare të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Këtë gjë e ka konfirmuar një sondazh i hapur on-line i organizuar nga “Opinion.al”, ku nga votat e mijëra vizitorëve të këtij portali, ministrja Nikolla ka rezultuar si më e suksesshmja në punën e saj.

Në sondazh janë përfshirë të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, pra si të PS-së ashtu edhe ata të LSI-së, ku pas ministres Nikolla i dyti si më i votuari ka qenë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa i treti ka qenë ai i Drejtësisë, Ylli Manjani.