Sondazhi që çmendi serbët: më shumë se gjysma nuk duan të luftojnë për atdheun e tyre, ja ku qëndron Kosova

Një sondazh i Gallup ka çmendur opinionin publik në Beograd, pasi shumica e serbëve nuk janë gati që të dalin e të marrin pushkën për të luftuar për vendin e tyre.

Sipas sondazhit të Gallup, vetëm 46% të serbëve janë gati të luftojnë për atdheun e tyre.

Në vend të parë në listë qëndrojnë finlandezët, ku 74% prej tyre janë shprehur të gatshëm për të rrezikuar jetën për atdheun. Finlanda, si vend kufitar me Rusinë është njohur për nacionalizmin e fortë, duke pasur parasysh edhe karakteristikat e veçanta të gjuhës dhe kombësisë fine.

Turqit janë në vendin e dytë me 73%, ukrainasit të tretët me 62%, ndërsa rusët të katërtët me 59%.

Qytetarët e Kosovës kanë një gatishmëri më të vogël se rusët, por gjithsesi konsiderohet e lartë. 58% e shtetasve të Kosovës janë shprehur të gatshëm të luftojnë për të mbrojtur shtetin më të ri në botë.

Lista vazhdon me Bosnjën me 55%, Greqia me 54%, Polonia me 47% dhe Serbia me 46 %.

Në nivelin e poshtëm të listës janë natyrisht vendet e Perëndimit. Holandezët janë të parët nga fundi me 15% të gadishmëritë, Gjermania është e parafundit me 18%, Belgjika me 19%, Italia me 20%, Spanja me 21%, Austria me 21%, Republika Çeke me 23% dhe Bulgaria 25%,

Sondazhi ka përfshirë 62,398 qytetarë nga e gjithë bota.

Në listën globale, Maroku dhe Ishujt Fixhi janë në krye të listës për patriotizmin me 94%, e ndjekur nga Pakistani dhe Vietnami me 89% dhe Bangladeshi me 86%.

Sipas sondazhit, Japonia është një nga vendet “që e duan më shumë paqen”, pasi vetëm 11% e qytetarëve të ishullit të “Vendit të Lindjes së Diellit”, janë dakord të luftojnë për athdheun e tyre.