Soni shpërthen ndaj gazetares: O injorante me kaçurrelat e zeza dhe…

Soni Malaj, këngëtarja shqiptare në lidhje me Klevin, simpatikun nga Tirana instruktor në palestër, është irrituar me një artikkull të shkruar në media për të dhe ja ka nxjerrë gazetares.

“O injorante me kaçurrelat e zeza dhe shpirtin e zi, që ke sa vjet që me injorancën tënde dhe ligësinë që ke brenda, po vazhdon të bësh artikuj dashakeqës kundër meje, në dëshpërim për të bërë ndonjë para, me pseudoskupet e tua dhe me foto aspak koherente. Unë, ashtu si të gjithë artistët e “Këngës Magjike, kemi festuar çmimet e merituara. Mos ja servirni pas shumë muajve publikut, për të shitur kopjet e tua dhe për tëmë vënë lloj-lloj epitetesh, moj e mjerë. Të fala o “mami single”!”, -shkruan Soni në Instagram ku ka postuar edhe artikullin në fjalë.