SONTE FILLON LIGA E KAMPIONËVE 2017

Do të zhvillohen sonte dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve në vitin 2017

Pas tre muajsh pushim, sonte në program do të rikthehen ndeshjet e garës më të madhe në botë për klube, Liga e Kampionëve.

Që në start, do të kemi dy përballje mjaft interesante, ku natyrisht që vëmendja më e madhe është në Paris, ku takohen PSG dhe Barcelona.

Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Portugali, ku Benfica pret skuadrën e madhe gjermane, Borussia Dortmund. Të dy këto ndeshje fillojnë në ora 20:45.