Sonte në Click Plus: Gjuha shqipe, a e zgjidh krizën?! (VIDEO)

Sonte në emisionin Click Plus në televizionin 21 me fillim në ora 21:30, nis debati me temë Guha shqipe, a e zgjidh krizën?!

Debatojnë:
-Ejup Alimi, BDI
-Muhamed Ismaili, Uniteti

-Bajram Pollozhani
-Milaim Fejziu

Partitë po i thonë fjalët e fundit, kurse java e ardhshme pritet ta përcaktoj fatin e qeverisë së ardhshme!

Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, a ka lënë në plan të dytë të gjitha premtimet tjera parazgjedhore?

A do të jetë “shqipja” hapi i parë drejt Maqedonisë së dëshiruar qytetare, apo do të jetë pengesë në formimin e qeverisë?

Ka, apo nuk ka, barriera ligjore për ta zyrtarizuar përdorimin e pakufizuar të shqipes në shtet?

Cilat janë prioritete tjera pas gjuhës shqipe?

#TV21, përgjigjen: Ejup Alimi, BDI Muhamed Ismaili, Uniteti Bajram Pollozhani Milaim Fejziu Shihemi sonte në #ClickPlus, në 21:30!