Sonte në Sanremo, shqiptarët Anna Oxa dhe Ermal Meta

Nata finale e Sanremos kur edhe dihet fituesi është 11 shkurti.

Shqiptari Ermal Meta, nesër mbrëma do të provojë prapë, në Festivalin e madh prestigjioz të muzikës – Sanremo 2017.

Ermali kaloi provën e parë mbrëmjen e së martës, ndërsa të enjten do të këndojë këngën “Amara terra mia” nga i madhi Domenico Modugno. Kjo do të jetë nata kur këngëtarët do të këndojnë këngët e të tjerëve.

Por Ermal Metës, në Sanremo nesër do të frymojë edhe më shumë shqip. Anna Oxa, shqiptarja që ka fituar dy herë Sanremon, vjen në festival por jo fizikisht. Këngën e saj “Un emozione da poco” do ta këndojë Paola Turci, këngëtare e këtij viti në Sanremo.

Nata finale e Sanremos kur edhe dihet fituesi është 11 shkurti.