Sonte nga ora 18 Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela do të takohen për të diskutuar rreth ofertës së LSDM

Sonte nga ora 18 kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetari i LR-PDSH-së si përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela do të takohen për të diskutuar rreth ofertës së LSDM-së së Zoran Zaev, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga Aleanca për Shqiptarët dhe BDI nuk duan të japin detaje për këtë takim dhe thonë se pas takimit do të dalin me deklaratë të përbashkët.

Nga Lëvizja Besa thonë se nuk duan të takohen me Ali Ahmetin e BDI-së.

Përndryshe, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov më herët ka njoftuar se kushtet në formë të shkruar i janë dërguar mbrëmë BDI-së.