Sonte ora 20 ne Pallatin e kulturës në Tetovë do të Shfaqet Komedia “ I sëmuri për mend “

Sonte ora 20 ne Pallatin e kulturës  në Tetovë do të Shfaqet Komedia “ I sëmuri për mend “ nga J.B.Moliere ne regjii të Bekim Ismanit . Ne këtë Komedi luajnë aktoret: Bekim Ismani, Mona Mustafa, Rabie Alili, Senad Abduli, Sami Mustafa, Sheqerije Ilazi, Vullnet Ismani.

Ngjarjet zhvillohen në një familje borgjeze. Borgjezi Argan, megjithëse me shëndet të mirë, jeton me frikën e shumë sëmundjeve. As barërat e shumta, nuk arrijnë ta qetësojnë. Që në skenën e parë duket se sa shumë i kushtojnë Arganit “sëmundjet e tij të imagjinuara”.

Këtë situatë e shfrytëzon farmacisti Pyrgon dhe mjeku Diafuarys. Përmes tyre Molieri godet mjekët sharlatanë të kohës dhe, në përgjithësi, nivelin e ulët të mjekësisë së shekullit XVII. Ndoshta në këtë qëndrim ka ndikuar dhe vetë sëmundja e Molierit, që e çoi në vdekje para kohe, sepse mjekët nuk ishin në gjendje ta shëronin. Për këtë shkak “I sëmuri për mend” është komedia e fundit e Molierit, të cilën ai e vuri në skenë me 1673. Molieri vdes mbas shfaqjes së katërt të kësaj komedie, më 17 shkurt 1673.

Texti i dhe ngjarja janë shume aktuale dhe për ditët e sotme sado qe teknologjia është e avancuar sot përsëri mjeket janë ata qe duhet ta përdorin atë teknologji, prandaj ne këtë komedi me ironi shprehet Moljeri me një batute : “Përveç bluzës së bardhë, kapës, mjekrës dhe disa fjalëve greqisht e latinisht, s’duhet gjë tjetër për të qenë mjek”.

Jeni te mirëseardhur