Sonte Rilindja me BESË ka zbarkuar në Kërçovë

Sonte Rilindja me BESË ka zbarkuar në Kërçovë ku ka realizuar takime me banorët e kësaj zone, të cilët i kanë mirëpritur përfaqësuesit e Rilindjes me BESË. Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e pestë i Rilindjes me BESË, Arben Labënishti ka thënë: “Premtimet e politikanëvë të korruptuar janë vetëm mashtrime për ta ruajtur (rimarrë) pushtetin, për interesat e tyre të ngushta, të cilat sjellin regres, përseritje të historisë së vjetër! Përkulja dhe bashkëjetesa me këta politikanë na le të shfrytezuar, të nëpërkembur, pa liri dhe dinjitet! Është koha që me votën tonë ta ndeshkojmë politikën e korruptuar dhe destruktive. Ejani së bashku më 11 dhjetor ta kurorëzojmë fitoren e “Rilindje me BESË”, duke rrethuar numrin 10-të! Kjo është e vetmja mundësi për ta ndeshkuar politikën klanoro-sunduese dhe për të sjell në drejtim një politikë të përgjegjëshme udhëheqëse, shërbyese të popullit! O sot, o kurrë!”..