Sonte Rilindja me BESË ka zbarkuar në Zhelinë

Sonte Rilindja me BESË ka zbarkuar në Zhelinë për të realizuar takim me banorët e kësaj zone, ajo që ka rënë në sy ishte pjesëmarrja e madhe e zhelinasve, të cilët i kanë mirëpritur përfaqësuesit e Rilindjes me BESË.

Adnan Azizi, si një nga pjesëtarët e Shtabit Zgjedhor të Rilindjes me BESË, dhe anëtari i kryesisë së BESËS, ka deklaruar se i vjen keq që salla e sportit në Zhelinë është e vogël për aktivistët tanë, por se ndjehet jashtëzakonisht mirë pasi që Zhelina është vendlindja e tij ky vend dhe se Rilindja me BESË do t’i bëjë krenarë të gjithë shqiptarët, me dinjitet dhe krenarë. Tutje ka thënë që BESA është fjalë e shenjtë, BESA është ajo që ngjllë edhe të vdekurit, BESA është amanet që do ta dërgojmë në vend.

Anëtari i kryesisë qendrore në Lëvizjan BESA, Blerim Sejdiu deklaroi se fitorja e BESËS do të nisë prej këtu, prej te bastioni i Rilindjes me BESË që është në Zhelinë. Më 11 dhjetor do të ndodh ndryshimi i madh, rrugët e drejta dhe të sinqerta janë të vështira, por ne do të jemi fitimtarët. Pardje në Shkup në Vip Arena ata e panë me sy humbjen, kurse ne fitoren, sepse jemi këtu për të mirën e përgjithshme.

Liridon Hyseini kandidati për deputetë nga Rilindja me BESË në zonën e 6-të zgjedhore, tha se nga Komuna e Zhelinës po fillon ndryshimi dhe shpresa e të ardhmes. Ai ka shtuar se rinia intelektuale shqiptare në Maqedoni është e rreshtuar me Rilindjen me BESË, pas aty është rruga e drejt për ta Ridefinuar këtë shtet të ndërtuar mbrapsht, duke porositur se sot është çasti o sot o kurrë!

Binas Pajaziti përfaqësuesi i Rilindje me BESË, në këtë tubim ka theksuar se ky koalicion do të dalë fitimtarë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, pasi kemi platformën që ofron zgjidhje për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni.

Në fund të pranishmëve i është drejtuar bartësi i listës zgjedhore nga Rilindje me BESË në zonën e gjashtë zgjedhore, njëkohësisht kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili deklaroi: “Rilindja me BESË dëshmoi se është zëri i shqiptarëve të Maqedonisë edhe me Konventën Promovuese në Vip Arena në Shkup. Ne do të jemi pranë popullit në vazhdimësi e jo si ata tjerët vetëm kur kanë nevojë për votën tuaj. Rilindja me BESË o të bëjë të mundur Maqedoninë shqiptare, ku të do t’i kemi të gjitha të drejtat e barabarta, e jo si deri më tani, që kemi të shkelur e të nëpërkëmbur në të gjitha drejtimet, o do të zhduket ky shtet. Platformln tonë do ta realizojmë me kuadrot profesional, të pahipotekuar, e profesionist që i kemi ne, andaj me votimin e numrit 10 më 11 dhjetor, votoni për dinjitet e mirëqenie.”