Sopot, zarri i merr jetën një banori

Zh.P (58) nga fshati Sopot humbi jetën si pasojë e një zjarri i cili shpërtheu në një hapësirë ndihmëse në oborrin e shtëpisë së tij.

Nga MPB bënë të ditur se zjarri ka shpërthyer dje rreth orës 9 .30 minuta.  Gjatë procesit të fikjes së zjarrit nga ana e banorëve lokal është gjetur i vdekur pronari.

Nga MPB bënë të ditur se ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekip nga Stacioni policor – Shën Nikollë, ndërsa vdekja është konstatuar nga ana e mjekut,  si pasojë e karbonizimit pa shenja të dhunës.