Sot dëshmon Komandat Malisheva

Andi Krasniqi, i njohur ndryshe si komandat “Malisheva”, sot do të dëshmojë në seancën gjyqësore për zhvillimet e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në Lagjen e trimave në Kumanovë. Duke i‘u referuar informacioneve nga zhvillimi i deritanishëm i këtij procesi gjyqësor, Malisheva thuhet se gjatë fillimit të incidentit në mëngjesin e 9 majit ka qëndruar bashkërisht me Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizajn. Më pas ai dhe tre pjesëtar të grupit u janë dorëzuar forcave të MPB-së. Të enjten e kaluar, Sami Ukshini-Sokoli gjatë një dëshmie para trupit gjykues për mbi 6 orë, tregoi detaje të shumta se si ka ardhur deri te konflikti në “Lagjen e Trimave”. (O.XH)