Sot dihet dënimi për sulmuesin e Shekerinskës, ja çka e pret plakun

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot duhet të shpall aktvendimin për Pançe Angelov i cili është shpallur fajtor për sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës. Në seancën e kaluar gjyqësore Angellov u shpall fajtor për sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës. Angellov është njëri nga sulmuesit i cili natën e 27 prillit gjatë dhunës në Kuvend ka sulmuar Shekerinskën.

Sipas aktakuzës Angellov është ndër sulmuesit e parë që ka hyrë në Kuvend dhe bashkë me protestuesit e tjerë është drejtuar në press qendrën e Kuvendit. Ai fillimisht ka kërcënuar kreun e LSDM-së Zoran Zaev, e më pas ka sulmuar edhe Radmilla Sheqerinskën.