Sot duhet të mbahet seanca kuvendore për pyetje të deputetëve

Kuvendi i RM-së sot duhet ta mbajë seancën e 121-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë seancë, siç është traditë për çdo të enjte të fundit të muajit, parlamentarët e Maqedonisë duhet tu parashtrojnë pyetje anëtarëve të Qeverisë së Maqedonisë.

Për shkak të mbajtjes së seancës kuvendore për pyetje të deputetëve, sot nuk do të mbahet vazhdimi i seancës së Komisionit për financim dhe buxhet, në të cilën shqyrtohet Propozimi i buxhetit për 2017, e cila është caktuar për të premten.