Sot është “E premtja e zezë”, ja pse quhet e tillë

E ‘Premtja e Zezë’, është një mit, por për dikë ajo përfaqëson më shumë se mitin. Dikush ka besuar që moti se shumë veprime nuk duhen bërë ditë të premte sepse është ters. E premtja e zezë llogaritet kur kjo ditë bie në datën 13. Sot është e premte dhe është data 13. Së paku një fatkeqësi është paralajmëruar-një stuhi diellore do ta godet tokën, thotë NASA.

Sipas NASA’s, kjo stuhi nuk do t’i sjellë dëme njerëzve, mirëpo do të sjellë valë elektromagnetike të intensitetit të lartë, të cilat do të rezultojnë me probleme të shumta në telekomunikim.

Përveç valëve telefonike dhe atyre të internetit, kjo stuhi do të ndikojë edhe në sistemet e komunikimit të stacioneve hidrometeorologjike dhe sistemet e fluturimit të aeroplanëve.

Kjo stuhi, sipas NASA’s pritet të jetë stuhia më e madhe në 11 vite të ciklit solar.

Po ashtu, sipas NOA’s , mund të ndodhin një varg i stuhive përcjellëse, të cilat pritet të jenë shumë më të forta se kjo e nesërmja.

Origjina e “Të premtes së Zezë” ende nuk është qartësishtë e definuar, por besohe se ajo i ka rrënjet te nj e vërtetë e madhe historike. Një nga hipotezat shtron se nuk u krijua si një gërshetim në vite, por nga një katastrofë, një ngjarje e vetme historike që ndodhi rreth 700 vjet më parë.

Katastrofa ishte masakrimi i Kalorësve të Tempullit, një legjion legjendar murgjish, i krijuar gjatë fushatave të Kryqzatave, për të luftuar Islamin. Për 200 vjet këta ishin njohur si kontigjent luftues, por në vitet 1300 këto forca ishin rritur aq shumë në numër sa filloi të kosiderohej nga monarkët e klerikët e asaj kohe si një kanosje politike, andaj dhe u shpartallua nga një konspiracion kleriko-qeverita