Sot fillojnë negociatat për Sirinë

Qëllimi kryesor i negociatave për Sirinë në Astana do të jetë vërtetimi i armëpushimit të kontraktuar më 29 dhjetor të vitit 2016.

“Nisma të reja nuk janë planifikuar. Do të bëhet fjalë për vërtetim, të marrëveshjeve për armëpushim. Për këtë qëllim tashmë janë bërë hapa”, theksoi burimi diplomatik.  Negociatat për Sirinë në kryeqytetin e Kazakistanit do të mbahen më 23 dhe 24 janar.

Pjesëmarrje në to kanë konfirmuar shtatë palë – qeveria dhe opozita e Sirisë, Rusia, Turqia, Irani, dhe i dërguari i posaçëm i KB-së për Sirinë.