Sot fillon festivali ”Tetova International Film Festival-2017”

Për të gjashtën herë me radhë, sot edhe një herë do të rifillojë festivali i filmit në Tetovë, i organizuar nga grupi artistik ODA.

”Tetova International Film Festival-2017” do të fillojë sot dhe do të vazhdojë deri më 7 tetor.

Ceremonia e hapjes do të jetë sonte nga ora 20:00 me filmin ”Hunting Files” e Izer Aliut, producent nga Maqedonia që vepron në Norvegji. Ky film është realizuar në Maqedoni me kastën e aktorëve prej Norvegjia dhe gjithandej.