Sot fillon procesi gjyqësor dhe protesta për vdekjen e Almirit

Sot në Gjykatën Themelore në Kumanovë do të fillojë mbajtja e seancës së parë gjyqësore për rastin e vdekjes së Almir Aliut nga Kumanova, kurse seancës gjyqësore do t’i paraprijë një protestë, e organizuar nga OJQ “ Zani “ nga Kumanova,

Almir Aliu i cili vdiq si pasojë e shtypjes me makinë nga Boban Iliq, pas një zënke banale midis tij dhe familjarëve të vogëlushit të ndjerë.

Në seancë e caktuar për sot, para gjyqit do të paraqiten edhe tre personat e akuzuar për dhunë, mes të cilëve edhe babai i Almirit, Sedat Aliu.

Nga ‘Zani’ thonë se do të kërkojnë drejtësi dhe gjykim të drejtë për vrasjen e Almirit dhe tentativë për vrasjen e prindërve të tij.