Sot fillon vaksinimi kunder gripit sezonal

Ka filluar sot në Qendrën e shëndetit publik në Shkup vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vaksinimi do të bëhet nga ora 8 e deri në ora 18, nga e hëna e deri në të premten, si edhe nga ora 8 e deri në ora 14, të shtunën. Çmimi i një vaksinimi kushton 400 denarë.

Vaksina mbron nga tre lloje biruses, dy lloje të tipit A dhe një lloj të tipit B, dhe është i rekomandueshëm kryesisht për persona me sëmundje kronike, pa dallim moshës, për pesona mbi 65 vjeç, persona me imunitet të dobët, persona që janë të ekspozuar me shumë persona tjerë, punëtorë shëndetësor, si edhe për të gjithë ata që dëshirojnë vullnetarisht të marrin masa parandaluese.