Sot komunën e Tetovës e vizitoi Ministri i diasporës të Republikës së Kosovës

Sot, në hapësirat e Komunës së Tetovës, kryetarja Teuta Arifi priti në takim ministrin e Republikës së Kosovës për diasporë, z. Valon Muratin.

Një rezyme e shkurtë mbi ecurinë e punëve dhe realizimin e aktiviteteve të rëndësishme, si dhe vështirësive me të cilat ballafaqohen si Komuna e Tetovës nga njëra anë, ashtu edhe Ministria e Diasporës së Kosovës nga ana tjeter, qenë temat që u diskutuan fillimisht gjatë takimit.

Theks të veçantë, të dy bashkëbiseduesit, i dhanë bashkëpunimit real dhe të qëndrueshëm që këto dy institucione mund të bëjnë bashkë në realizimin e aktiviteteve që lidhen direkt me disporën shqipëtare gjithandej.

Takimi u mbyll me dëshirën për bashkëpunim dhe realizim sa më të shpejtë të iniciativave të kësaj natyre dhe ideve të reja bashkëpunuese midis këtyre dy institucioneve në të ardhmen.