Sot Maqedonia voton

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot zhvillohen sipas modelit proporcional në 3,480 vendvotime në gjashtë Njëzi të Maqedonisë dhe një – Njësinë e shtatë me 46 vendvotime për votimin e diasporës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Listës zgjedhore të drejtë vote kanë 1,784,416 qytetarë të Maqedonisë, nga të cilat 1.531.368 vetëm në Maqedoni. Në Regjistrin e veçantë të zgjedhësve ka 230,122 persona të regjistruar, sipas të dhënave të autoritetit kompetent konsiderohen të jenë përkohësisht me punë jashtë vendit, kurse për votim në diasporë KSHZ ka pranuar të paraqiturit e 20,573 qytetarëve.

Në Njësinë zgjedhore 1 të drejtë vote kanë 295,948 qytetarë, e cila përfshin komunat e Çairit, Aerodromi, Qendra, Karposhi, Kisella Vodë, Makedonski Brod, Saraj, Sopishtë dhe Studeniçan.

Në NJZ 2 është janë Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, pjesë e komunës së Çairit, Çuçer Sandevës, Haraçinë, Butel, Gazi Babë, Kumanovë, Likovë dhe Staro Nagoriçanë e Vjetër dhe mund të votojnë 306.471 persona.

Në NJZ 3 të drejtë vote kanë 280,727 banorë nga Shtipi, Çashka, Çeshinovë, Berovë, Dellçevë, Ilinden, Gradsko, Karbinc, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Probishtip, Petrovec, Rankovcë, Sveti Nikollë, Nagoriçanë e Vjetër, Veles, Vinicë, Zelenikovë dhe Zërnovcë.