Sot mblidhet kryesia e BDI-së, shqyrton dhënien e mandateve Zaevit

Sot në orën 17.30 pritet të mblidhet Kryesia e BDI-së, në selinë qendrore në Reçicë të Vogël. Sipas informacioneve, pritet të diskutohet mundësia për t’i dhënë LSDM-së 10 mandatet e BDI-së dhe për t’i hapur rrugën legalizimit të Zaevit për mandatar të ri për formimin e Qevrisë.

Mbledhja e kryesisë së BDI-së vjen menjëherë pas takimit që realizoi mbrëmjen e djeshme kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev. Me çrast kreu i integristëve Ali Ahmeti u shpreh se partitë politike po kërkojnë një zgjidhje që do të garantoj stabilitet politik dhe ekonomik për vendin.