Sot Ministri I Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu zhvilloj një takim bilateral me përfaqësuesit e Komesariatit të Lartë për Pakica pranë OSBE-së

Sot Ministri I Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu zhvilloj një takim bilateral me përfaqësuesit e Komesariatit të Lartë për Pakica pranë OSBE-së, z. Henrik Villadsen, z. Alessandro Rotta, z-nja Tihana Leko dhe z. Arie van der Pas.

Përfaqësuesit e Komesariatit të Lartë për Pakica ishin të interesuar për zhvillimet politike në vend me theks të posaçëm për marrëdhëniet ndëretnikë në sistemin tonë arsimor. Bashkëbiseduesit u interesuan se a ka avansim në marrëdhëniet ndëretnike posaçërisht në shkollat e mesme ku në të kaluarën kemi pas incidente mes nxënësve të etnive të ndryshme. Gjithashtu u bisedua dhe për procesin e integrimit ndëretnik në sistemin tonë arsimor në ate fillor dhe të mesme.

Ministri I Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu I njoftoi mysafirët me të gjitha hapat e ndërmara në drejtim të përmirësimit dhe avansimin të marrëdhënie ndëretnike në sistemin arsimor. Gjithashtu Ministri theksoi se po vazhdohet me projekte të ndryshme në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme për integrimin në arsim. Ndër ato janë projektet që po zhvillohen me ndihmën e miqve tonë ndërkombëtar siç janë USAID-i, OSBE, me përfaqësues të Bashkimit Evropian respektivisht me fondet e tyre dhe me ambasadat e ndyshme të akredituara në vend.

Poashtu Ministri I njofoti përaqësuesit e Komesariatit të Lartë për Pakica për hapat e ndërmara për analizën e teksteve shkollore për ti tejkaluar të gjitha anomalitë dhe gjuhën e ndarjes në arsimin e fillor dhe të mesëm, por të mbisundon klima e integrimit.

Ministri Lutfiu poashtu I njoftoi mysafirët dhe për reformat që po ndermerren në arsimin e mesëm profesional me të vetmin qëllim që tu përgjigjemi nevojave tregut të punës, biznes sektorit dhe organizatës së punëdhënësve për kuadro të profesionalizuar.

Ky takim ishte frytshëm pasi që u këmbyen përvojat për tejkalimin e sfidave në te gjitha nivelet e arsimit.