Sot mot i ndryshueshem

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me rreshje të kohë pas kohshme të shiut. Në viset malore reshje të borës, ndërsa do të ketë edhe bubullima. Do të fryejë erë e lehtë në drejtim të juglindjes.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 0 deri 13 gradë celcius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 10 gradë celcius.