Sot ne gjithe boten shenohet dita nderkombetare e Sides

Në gjithë botën sot shënohet Dita Ndërkombëtare e SIDA-s, e cila shihet si një mundësi për njerëzit që të bashkohen në luftën kundër virusit HIV.

Ky virus vazhdon të jetë problem madhor për shëndetin publik, edhe pse numri i njerëzve që kanë vdekur nga sëmundje të lidhura me AIDS-in është përgjysmuar – nga dy milionë në vitin 2006 në 1.1 milion më 2015.

Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.

Me rastin e Ditës botërore për luftë kundër AIDS-it, HERA, Mekanizmi koordinues nacional për HIV/AIDS dhe tuberkuloz, “Së bashku më të fuqishëm” dhe Platforma për qëndrueshmërinë e programeve për parandalim, kujdes dhe mbështetje nga HIV, sot dhe nesër në Shkup organizojnë Takim rajonal të Evropës juglindore për AIDS-in.

Në konferencë do të marrin pjesë 50 përfaqësues të tetë vendeve të rajonit. Qëllimi i takimit është formimi i një mekanizmi rajonal koordinues i cili do të punojë në qëndrueshmërinë e programeve HIV në vendet e Evropës Juglindore.