Sot ne Tetove mbahet Konferenca rajonale “UN WOMAN”

Sot në Komunën e Tetovës mbahet konferenca rajonale e Lobit Rajonal të Grave për paqe, siguri, dhe drejtësi në Evropën Juglindore. Në këtë konferencë marrin pjesë personalitete të shquara nga politika diplomacia, academia, të cilët do të diskutojne mbi temën: Gratë në vendimmarrjen lokale Roli i grave kryetare të komunave si agjente potenciale te ndryshimit. Në fjalën hyrëse të saj Kryetarja Arifi theksoi rëndësinë dhe peshën e gruas në proceset demokratike në veçanti në nivelin lokal, nivel ky nga i cili fillon qeverisja e mirë, duke qenë se përgjegjësitë publike ushtrohen nga autoritete që janë me pranë qytetarëve. Znj. Arifi theksoi rëndësinë që vendimmarrja dhe udheheqja në nivel lokal po dhe në të gjitha nivelet tjera të pushtetit të jenë në frymën e vlerave të Bashkimit Evropjan, siç janë respektimi i dinjitetit të njeriut, lirisë, demokracisë, barazisë, shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave të njeriut./antpress