Sot protesta ne Shkup kunder ndotjes se ajrit

Disa organizata ekologjike kanë paralajmëruar një protestë në ora 17 të ditës së sotme, përmes së cilës do të shprehin revoltën e tyre të ndotjes enorme të ajrit në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protesta do të mbahet para administratës së Bashkisë së Shkupit pasi që asnjë masë e deritanishme e bashkisë nuk ka dhënë ndonjë rezultat të pritur. Bashkia nuk dha asnjë informacion se kush janë ndotësit dhe shkaktarët tjerë të ndotjes. Kështu thonë organizatorët e protestave, që janë një numër organizatash qytetare.