Sot protestohet edhe në Prilep kundër dygjuhësisë

Shoqatat qytetare ”Mbrojtësit e Prilepit “, “Karpallaku” ,”Pere Toshev” , “Patriot” , “Andon Qoseto” sot në ora 17 organizojnë marsh  protestues në Prilep, që do të fillon prej përmendores së “ Mbrojtësit e Prilepit”.

Qellimi i protestës është që të ruhet uniteti i shtetit dhe dërgimi i një mesazhi të qartë nga qytetarët:” Një shtet, një gjuhë dhe një Maqedoni “ me çka kundërshtohet dygjuhësia në Maqedoni.

Marshit do ti bashkangjiten edhe qytetarët e Kërçovës, Shtipit dhe Kumanovës.