Sot Qeveria e Maqedonise do te tregoj a a frikë nga prokurorija speciale

Kuvendi i Maqedonisë do të mbajë sot seancë plenare ku do të diskutohet për ndryshimet e Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike dhe Ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve,

Kështu ranë në ujdi, qysh dje, bashkërenduesit e grupeve parlamentare me kryetarin e kuvendit, Trajko Veljanoski.

Grupi parlamentar i LSDM-së dhe opozitës së bashkuar kanë kërkuar, që na e premtja, që kuvendi të diskutojë për këto dy ligje, duke u bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare që ta mbështetin nismën për propozim-ligje të reja për PSP-në dhe për mbrojtje të dëshmitarëve.

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së tashmë ka bërë të ditur se nuk do të mbështetë asnjë nismë për PSP-në. Mundësitë më të mira janë që PSP-ja të votohet nga të gjitha partitë tjera, përfshi deputetët e pavarur. Në këtë mënyrë do të arrihet zgjatja e mandatit të PSP-së dhe ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve