Sot skadon mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve, Xhaferi mba mbledhje urgjente

 

Mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në vetëqeverisjen lokale skadon sot. Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi për sot ka caktuar takim të përfaqësuesve të grupeve të deputetëve, të cilët duhet të arrijnë marrëveshje për ndryshimet ligjore për vazhdimin e mundshëm të mandatit të tyre dhe për shpallje të zgjedhjeve lokale.

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) të premten kërkoi që Parlamenti më së voni deri sot të mbajë mbledhje dhe të sjellë vendim për mandatet e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve, sepse deri atëherë përfundon gjysma e parë e majit, kur me ligj ndalojnë të vlejnë mandatet e krytarëve të komunave dhe të këshilltarëve.

Sipas BNJVL-së, zgjidhje e mundshme është ndryshimi i Kodit zgjedhor në të cilin në vend të gjysmës së parë të muajit maj do të vihet datë tjetër për të cilën do të arrijnë marrëveshje partitë politike në Parlament. Nevojitet, konsiderojnë nga BNJVL, edhe ndryshim i Ligjit për vetëqeverisje lokale, si ligj sistematik. Në të shkruan se këshilltarët zgjedhen për kohë prej katër vitesh, ndërsa kryetarët e komunave, ndërkaq, se zgjidhen çdo të katërtin vit. Kjo sipas BNJVL-së do të thotë se me ndryshimet e Kodit zgjedhor mund të zgjidhet problemi me kryetarët e komunave, përderisa për këshilltarët do të nevojitet edhe ndryshim i Ligjit për vetëqeverisje lokale.

Nëse nuk gjendet zgjidhje adekuate, theksuan nga BNJVL, qytetarëve do t’u shkurtohen të gjitha shërbimet që i marrin nga vetëqeverisja lokale, nuk do të mund të paguhen rrogat në institucione që janë nën kompetenca të vet, si kopshte dhe shkolla dhe do të ndërpritet realizimi i projekteve infrastrulturore, nuk do të mund të funksionojë transporti publik…

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë mbajtje urgjente të zgjedhjeve lokale, ndërsa si termine të mundshme i propozojnë 2 korrikun, mesin e shtatorit apo më së voni deri më 15 tetor. Shtyerja që po e bën LSDM, thonë nga VMRO-DPMNE, është për shkak të frikës së tyre nga humbja.

Nga LSDM ndërkaq thonë se fillimisht nevojitet të formohet qeveria e re, e më pas të shpallen zgjedhje dhe e akuzojnë VMRO-DPMNE-në se bllokadat e saj të pamatura në Kuvend shkaktuan problemin me zgjedhjet lokale.

Më 10 maj Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë unanimisht vendosi të mos ngritë procedurë për vlerësim të nismave për heqje të dy neneve të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe për Kodin zgjehdor, me çka do të mundësohej që kryetarët e komunave dhe këshilltarët të mbeten në funksionet e tyre deri në shtyerjen e zgjedhjeve lokale.

Parashtruesit e nismkave – Minsitria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Kongresi botëror maqedonas kërkuan vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshjmërisë së nenit 35, alinea 1 dhe të nenit 49 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, nenit 16, alinea 1 dhe nenit 16, alinea 1 në pjesën “në gjysmën e parë të majit” të Kodit zgjedhor.

Gjykatësit kushtetues vendosën se Gjykata nuk është kompetente të vendosë për situata juridike të cilat nuk ekzistojnë, sepse, siç tha gjykatësja njoftuese, Elena Gosheva, ajo është kryesisht në kompetenca të ligjdhënësit, përkatësisht Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Zgjedhjet lokale duhej të mbaheshin në gjysmën e parë të majit, por për shkak të asaj që nuk ishte zgjehdur kryetari i Kuvendit, skaduan të gjitha afatet për shpalljen e tyre në terminin e paraparë.