Sot u mbajt tryeza e rrumbullakët, me temë “Mentorimi i drejtorëve të rinj të emëruar”,

Ministri Lutfiu mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Mentorimi i drejtorëve të rinj të emëruar”

Sot, me datë 17.11.2016, në Hotel “Kontinental” u mbajt tryeza e rrumbullakët, me temë “Mentorimi i drejtorëve të rinj të emëruar”, në organizim të Qendrës për Provime Shtetëror.

Në ngjarje fjalën përshëndetëse e morën Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, drejtoresha e Qendres për provime shtetëror, lideri i projektit dhe ekspertë nga Lituanija, kurse në diskutim morën pjesë edhe kryetarë të komunave, përfaqësues të MASH-it, të QPSH, të ITSH, etj.

Ministri Lutfiu theksoi se trajnimet e tilla do t’i mbështesë edhe në të ardhmen dhe se inputi i tyre do të reflektojë në cilësinë e arsimit në përgjithësi./antpress