Sot u mbajtë konferenca mbi sipërmarrësin e grave, zhvillimin personal dhe Etika.

Sot, me datë 14.11, me fillim në ora 10:00 në hapësirat e Qendrës kulturore të Maqedonisë u mbajtë konferenca mbi sipërmarrësin e grave, zhvillimin personal dhe Etika.
Konferenca ishte e organizuar nga ana e Shoqatës ELIT në partneritet me Shoqatën e Biznesit Evropian dhe Grupi Madi.
E ftuar speciale në konferencë ishte zonja Madi Sharma, anëtare e Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian nga Britanija e Madhe, promotore e sipërmarrësis dhe të barazis gjinore.
Si paneliste në këtë konferencë ishte edhe zonja Gëzime Fejzi, kryetare e GGA-së, e cila foli për vështirësit dhe bukuritë e të bërit biznes si dhe dha këshilla për zhvillimin personal, me të cilën do të ndërtojmë barazinë gjinore dhe do të kemi gra më të forta dhe të gatshme për të drejtuar ekonominë e shekullit 21.