Sot vazhdon procesi gjyqësor për ‘Lagjen e Trimave’

Sot vazhdon procesi gjyqësor kundër të dyshuarve të grupit terrorist e cila gjykohet për konfliktin policor që kishte dy vitet e kaluara në lagjen kumanovare ‘Lagjen e Trimave’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën paraprake, u rishqyrtua transkripta nga bisedat telefonike të të dyshuarit Sulejman Osmani me të punësuarin në Agjencinë për kundërzbulim. Gjithashtu në seancën paraprake, të dyshuarit dhe avokatët e tyre kërkuan për dëshmitarë të thirren kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi, si dhe Sadulla Duraku, Zemri Qamili dhe Sasho Mijallkov.