Spanjë, Malaga goditet nga përmbytjet, një grua humb jetën

Qyteti i Malagas në Spanjë është goditur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ku si pasojë edhe një person ka humbur jetën.

Qeveria spanjolle tashmë e ka lëshuar alarmin duke paralajmëruar banorët e zonës së goditur që të kenë kujdes,  shkruan Reuters.

Një grua 26 vjeçare është gjetur e vdekur në qytezën Estepona në zonën Costa del Sol, rast ky i konfirmuar nga zëdhënësja e qeverisë lokale të Malagas.

Pamjet e transmetuara në kanale televizive tregojnë se në disa zona niveli i ujit është rritur duke mbuluar edhe makinat.

Autoritetet lokale thonë se në terren kanë dalë 300 ekipe të shpëtimit për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës.