Spanjë, një grua 64 vjeçare lind binjakë

Në qytetin Burgos, në veri të Spanjës, një grua 64 vjeçare ka lindur binjakë. Mediat spanjolle lajmërojnë se gruaja M.I.A. mbeti shtatzënë pasi në SHBA iu nënshtrua fertilizimit in vitro. Binjakët, djalë dhe vajzë, i lindi përmes ndërhyrjes cezariane në spitalin Recoletas në Burgos. Nëna dhe fëmijët janë mirë, ndërsa gruaja 64 vjeçare në spitalin e njëjtë para gjashtë viteve lindi një vajzë. Punonjësit e spitalit theksuan se në Spanjë lindja e grave më të moshura se 58 vjeç është e rrallë.