Spasovski: Hetuesi i Janevës e ka fotografuar objektin e Sasho Mijalkov

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski mbrëmë në pres konferencë vërtetoi se hetuesi i ProkurorisëSPECIALE Publike është arrestuar pasi që e ka fotografuar objektin e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, transmeton TetovaSot.

“Hetuesi i PSP-së i cili ishte në stacionin policor Beko është hetuar se si është duke e fotografuar objektin e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov. Është thirrur në stacionin në Beko, sigurimi e ka paraqitur në stacionin policor dhe në Prokurorinë publike, dhe pas drejtimeve të prokurorisë publike është kërkuar deklarata e tij, pas së cilës hetuesi është lëshuar”, deklaroi Spasovski.

Ai theksoi se PSP ka përkrahje të tërësishme në punën nga MPB-ja dhe se dha garanci se nuk do të ketë bartje të materialeve dhe dokumenteve nga DSK-ja në periudhën me sigurimin e MPB-së dhe vëzhgimit me video.