Spinaqi më të vërtetë na bën të fortë si Popai

Heroi i vizatuar forcën mbinjerëzore e fiton me konsumimin e spinaqit, ndërsa shkencëtarët kanë dëshmuar që efektet nuk janë trillim, por realitet.

Kur ai ose të afërmit e tij ndodheshin në rrezik, Popai do të përpijë konservën e spinaqit për të fituar forcë mbinjerëzore, e cila është më shumë se e nevojshme për shpëtimin e guximshëm të jetëve të rrezikuara, ndërsa tani shkencëtarët kanë zbuluar që ato efekte nuk janë fryt i imagjinatës së filmave vizatimor, por realitet.

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar që nitratet, kripërat e acidit nitrik nga spinaqi nxisin sintezën e shtuar të proteinave të cilat janë kyçe për forcimin e muskujve.

Ekspertët nga Instituti Karolinska deri te ky zbulim kanë ardhur me eksperimentimet në minjtë laboratorik. Brejtësit të cilët kanë marrë sasi të vogël të nitrateve kanë pasur muskuj shumë më të fortë të këmbëve dhe shputave se sa minjtë që nuk kanë konsumuar kripërat e acidit nitrik.