“Spiuni” serb trondit marrëdhëniet Maqedoni-Serbi

 

Ambasadorja e Serbisë në Maqedoni, Dushanka Divjak-Tomiç, ka zhvilluar sot një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Gjatë takimit u theksua se nga ana e MPJ-së është shprehur pakënaqësi dhe shqetësim për shkak të pranisë pa leje të diplomatit të akredituar të Republikës së Serbisë në Maqedoni më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, ku huliganët e “Për Maqedoni të përbashkët” sulmuan rëndë disa deputetë dhe gazetarë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme është kërkuar që të shpjegohen të gjitha arsyet për praninë e “spiunit” serb në Kuvend.

Në fund të takimit është thënë se një lëvizje e tillë e personit në fjalë nuk sjell forcimin e besimit në të dyja shteteve.