Spliti i Kroacisë po bëhet shkrumb e hi, pamje të dhimbshme (Video)

Kroacia vazhdon të përballet me zjarre në tre ditët e fundit.
Spliti është qyteti më i prekur nga zjarret ku qindra hektarë janë bërë shkrumb e hi, në fushat e Tugares, Srinjines, Stronozacit dhe Zronvicës.

Qindra zjarrfikës po tentojnë të lokalizojnë zjarret, por puna thuhet të jetë e vështirë pasi që në të njëjtën kohë po fryn era.

Pamjet e xhiruara nga ajri tregojnë më së miri pasojat e zjarrit në Split.