Sporti kosovar në zi, vdes ish-futbollisti dhe trajneri kosovar (FOTO)

Sporti ferizajas dhe në përgjithësi i Kosovës ka humbur një sportist të shquar! Kadri Ahmeti ka ndërruar jetë, duke pikëlluar futbolldashësit jo vetëm ferizajas. Ish-futbollisti dhe trajneri ferizajas ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare.

Kadri Ahmeti është lindur me 13 mars të vitit 1961, ndërsa ndërroi jetën gjatë ditës së sotme.

“Lajmërojmë të gjithë futbolldashësit se sot ndërroi jetë ish futbollisti i skuadrës sonë dhe veteran i klubit Kadri Ahmeti.Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në orën 12.00 në varrezat e qyetit. Ngushllime familjes Ahmeti dhe të gjithë ish bashkëlojtarëve të tij!”, thuhet nga klubi i futbollit Ferizaj.

Ahmeti një kohë ka qenë edhe trajner i ish KF IMK Çelikut dhe ka dhënë shumë kontribut për sportin në përgjithësi.