Spreji më i mirë për xhamin e ngrirë

Dimrin më së vështiri e përballojmë në mëngjes, kur çdo gjë që kapim me dorë është e bërë akull.

Ky sprej është zgjidhje e përsosur për xhamin e ngrirë të automobilit.

Nëse nuk keni sprej për shkrirjen e xhamit të veturës, bëjeni vetë.

E gjitha që ju nevojitet janë alkooli dhe uji, transmeton Telegrafi.

Qitni në një shishe me spërkatëse në përpjesëtim 2:1 (dy të tretat alkool dhe një e treta ujë).

Spërkatini xhamin e ngrirë.

Pas disa sekondave akulli do të zbutet dhe lehtë do të eliminohet, pa gërryerje të mundimshme.

Shikojeni në këtë video se si të bëni sprejin: