Sqarohet alarmi për bombë në Gostivar

Rreth orës 21 ekipi i ekspretëve për anti-terror nga Shkupi kanë mbëri në Gostivar, të cilët edhe e kanë hapur kasafortën metalike e cila u raportuar orët e paraditës së sotme e gjetur te oborri xhamisë së “Mahallës” në Gostivar.
Përmes një bisede telefonike nga policia e Gostivarit për Tv Globi konfirmuan para pak çastesh se kasaforta është hapur dhe në të nuk ka pasur asnjë gjë.
Sipas policisë së Gostivarit ekspertëve të Shkupit për anti-terror u është dashtur rreth 15 minuta për t’a hapur kasafortën.
“Rreth 15 minuta zgjati e tërë procedura. Ekspertët kishin me vete të gjitha pajisjet e nevojshme, edhe një qenë nuhatës, ndërsa kasaforta u hap nga pjesa e saj e pasme. Ishte një kasafortë metalike që zakonisht përdoret në hotele dhe në gjendje thuajse e papërdorur”, thonë nga policia për Tv Globi.
Pas hapjes, kasaforta është marrë për ekspertizë të mëtejme në Shkup, prej ku pritet të sqarohen detaje shtesë nëse në të personi që e ka lënë në oborrin e xhamisë ka lënë gjurmë.
Tv Globi për rastin në fjalë raportoi rreth orës 20 sonte, ndërsa ishin banorët të cilët kërkuan që lajmi të marrë jehonë pasi kishin frikë për sigurinë e tyre. Duke respektuar vullnetin e tyre, ne e publikuam këtë informacion, e mbi të cilin do t’u sjellim informata shtesë gjatë ditës së nesërme ose deri në momentin kur të ketë përfunduar ekspertiza e plotë. / Tv Globi