Stadiumi ”Filipi i Dytë” do të quhet ‘Telekom Arena’

Telekomi i Maqedonisë ka nënshkruar marrëveshje me Shoqërinë aksionare për ndërtim dhe drejtim me hapësirat publike që ky objekt të merr emrin ”Telekom Arena”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuk jepen më shumë informacione për marrëveshjen e nënshkruar dhe sa do t’i kushtoj kjo reklamë Telekomit të Maqedonisë.

Kujtojmë se të njejtën marrëveshje ‘Shoqëria aksionare për ndërtim dhe drejtim me hapësirat publike’ më herët e dha me koncesion edhe sallën e sporteve ”Boris Trajkovski” që tani quhet ”Vip Arena”.

Në këtë stadium duhet të organizohet edhe ‘Super Kupa e Evropës’ mes fituesit të ‘Europe League’ dhe ‘League of Champions’./Telegrafi/