Statuja e Lirisë në fillim ishte projektuar si grua myslimane

Një nga simbolet më mbresëlënëse të New York-ut, Statuja e Lirisë, fillimisht ishte projektuar si një statujë e një gruaje myslimane të mbuluar, njofton klankosova

Kështu thuhet në një artikull të publikuar në CNBC, teksa sqaron se kjo strukturë filloi jetën si një grua myslimane ku mendohej se përfaqësonte një fshatare egjiptiane.

Statuja e Lirisë, e cila është një nga simbolet më të fuqishme të lirisë amerikane, u projektua nga skulptori Frédéric Auguste Bartholdi teksa kishte planifikuar që ta vendoste në hyrje të portit Port Said.

Atë kohë kjo strukturë ishte menduar të quhej ‘’Egjipti bartë dritë në Azi’’ megjithatë zbatimi i kësaj ideje nuk ndodhi për shkak të pushtetmbajtësit të atëhershëm ku kishin vlerësuar se ishte një projekt shumë i shtrenjtë.