Stilisti nga Tetova që qeth sportistët dhe artistët

 

Është i ri në moshe por në qethjen e flokëve bën art. Këtë punë e ka nisur si pasion por me kalimin e kohës i është bëre profesion duke mos e lënë jetën t’ia shtyp ëndrrën. Stilisti Arsim Shasivari është shembull konkret  se si një i ri në moshë, i cili e fillon nga hici dhe sot salloni i tij të jetë një ndër më të njohurit në vend. Në vitin 2009 filloi të ndjek kurse, ndërsa ne vitin 2015 arriti të hapte sallonin e tij “Picasso” ku klientë janë ministra, sportisë, dhe artistë të njohur.

Arsim Shasivari: Ekziston rrugë suksesi edhe në Tetovë

Duket se në vendin tonë të rinjtë i ka pushtuar një valë negativiteti dhe pesimizmi si rezultat i gjendjes aktuale të shtetit tonë, megjithatë ende ka njerëz me ëndrra të mëdha që nuk planifikojnë ta lënë jetën të ua shtyp ëndrrat. Arsim Shasivari është shembulli konkret, filloi nga hiçi për të arritur sot të ketë një nga studiot më të vizituara në vend.

Në vitin 2009 Arsimi filloi të ndjek kurse praktike për stilim të flokëve në Tetovë dhe Shkup. Stilimi i flokëve ishte puna në të cilën ai e gjente veten andaj dhe përkushtimi maksimal për të realizuar atë ëndërr i solli atij suksesin. Pas ndjekjes së kurseve ai filloi të punojë bashkë me stilistin Imer Selimi nga ku dhe fitoi përvojë.

Falë përkrahjes së familjes dhe shoqërisë, si dhe përkushtimit të tij në punë, në vitin 2015 ai hapi studion “ Hair Studio Picasso” ku punoi i vetëm për gjashtë muaj. Hapja e biznesit të tij kërkonte investim në kohë dhe mjete finaniciare, megjithatë Arsim Shasivari punoi pandalur dhe arriti që për një kohë të shkurtër ta realizon ëndrrën e tij. Brenda një viti studion e Arsimit filluan ta vizitojnë futbollistë, si: Muhamed Huseini, Mevlan Murati, Mensur Idrizi, Ardian Cuculi dhe shumë të tjerë. Nuk mungonin as artistë të shumtë, si: Leotrim Zejnullahu, Valdrin Islami, Dj Eroll, si dhe ministra e maneken. Ai punësoi tre ndihmës të tjerë kur pa që puna po i ecte mbarë.

Fama për punën e Arsimit ka arritur edhe Evropën. Ai shpesh ftohet në vende si Gjermania, Zvicra e Kroacia për të kryer profesionin e tij.

“ Ekziston rrugë suksesi edhe në Tetovë”, shprehet ai. Sipas tij sekreti i suksesit qëndron në atë që ti do vërtet. Motoja e tij është: “Life isn’t perfect, but your hair can be”.

Arsimi mendon që ta zgjeroj     biznesin e tij në të ardhmen dhe të arrijë majat e suksesit, duke shpresuar që arritjet e tij të motivojnë edhe të tjerë në vendin tonë.