Stoltenberg: NATO do të përfshihet më fuqishëm në luftën kundër terrorizmit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar të mërkurën sulmin terrorist në Mançester dhe tha se pret që Aleanca do të përfshihet më fuqishëm në luftën kundër terrorizmit.

“Në takim do të tregojmë se të gjithë aleatët mbeten të bashkuar në luftën kundër terrorizmit në të gjitha format e tij”, ka thënë Stoltenberg në konferencën në prag të samitit të nesërm të kësaj organizate, transmeton Hina.